Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka përkujtuar viktimat e masakrës së Dubravës, duke e cilësuar atë si një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë.
Ai tha se Dubrava mbetet dëshmi e ekzekutimeve dhe trajtimit çnjerëzor të shqiptarëve nga regjimi serb në vitin 1999.
Kurti theksoi se shteti ka obligim të ruajë kujtesën dhe të kërkojë drejtësi për viktimat.





