Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka paralajmëruar qytetarët për rritjen e SMS-ve mashtruese, përmes të cilave kërkohen të dhëna personale dhe bankare përmes linkeve të rreme.
Policia thekson se bankat nuk kërkojnë kurrë informacione sensitive përmes SMS-ve dhe u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë linke të dyshimta, të mos japin të dhëna personale dhe të raportojnë menjëherë rastet e tilla.




