Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për shtetësi, i cili lehtëson procesin për rifitimin e shtetësisë së Kosovës nga bashkatdhetarët.
Sipas saj, aplikimi tashmë mund të bëhet edhe online përmes platformës e-Kosova, me procedura më të thjeshta dhe më të shpejta.
Gërvalla tha se nga 9 dokumente kërkohet vetëm një aplikim, ndërsa koha e pritjes është shkurtuar nga 6 muaj në 30 ditë dhe procedura është pa pagesë.




