Këngëtari Gjesti ka treguar në një intervistë për mediat në Shqipëri se ka nisur të praktikojë namazin.
Ai tha se pavarësisht vështirësive që ka kaluar, besimi dhe falja janë bërë një mbështetje e rëndësishme në jetën e tij.
Gjesti theksoi se përmes faljes ndjen qetësi shpirtërore dhe stabilitet emocional më të madh.




