Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka vazhduar takimet elektorale në Istog së bashku me kandidatët për deputetë.
Ata zhvilluan takim me të rinjtë e komunës, ku diskutuan për rolin e rinisë në zhvillimin e vendit dhe programin e AAK-së.
Më pas, delegacioni vizitoi një fermë në Trubohoc, ku vlerësuan punën e fermerit Burim Qetaj dhe kontributin e tij në bujqësi dhe ekonominë lokale.




