Nënkryetari i Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për zgjedhjet e 7 qershorit, Uran Ismaili, ka publikuar një video ku një mësimdhënëse shpreh pakënaqësi për gjendjen ekonomike dhe kushtet e punës në arsim.
Në video, mësimdhënësja thotë se punëtorët e arsimit nuk kanë përfituar rritje pagash, pavarësisht rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës, duke e cilësuar situatën si të vështirë për këtë sektor.
Pas publikimit të videos, Ismaili ka deklaruar se edhe punëtorët e arsimit, ashtu si shumë kategori të tjera, po përballen me vështirësi ekonomike dhe paga që nuk e mbulojnë jetesën.
Ai ka theksuar se programi i PDK-së dhe kandidatit Bedri Hamza parasheh rritje pagash dhe masa për uljen e kostos së jetesës, duke shtuar se qytetarët nuk kanë më kohë për “arsyetime dhe propagandë”.




