Kanë kaluar rreth 10 muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, ku mbetën të vrarë Selami dhe Edmond Hasani, si dhe Abedin Hoxha.
Si të dyshuar për këtë rast vazhdojnë të jenë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, të cilët ende ndodhen në arrati.
Ngjarja kishte ndodhur në qendër të qytetit dhe kishte tronditur opinionin publik.
Hetimet po vazhdojnë nga autoritetet, ndërsa Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, përfshirë edhe bashkëpunimin ndërkombëtar./EO/




