Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë thirrje që debati publik dhe institucionet të fokusohen më shumë te rinia, duke vlerësuar se ajo përbën potencialin kryesor të zhvillimit të vendit.
Ai është shprehur se çështjet që prekin të rinjtë, si punësimi, arsimi dhe perspektiva në vend, duhet të trajtohen me prioritet më të lartë nga institucionet dhe politika. Sipas tij, investimi në rini është investim në të ardhmen e Kosovës.
Abdixhiku ka theksuar se nevojitet më shumë angazhim për të krijuar mundësi që të rinjtë të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në vend.




