Kandidati për deputet nga LDK-ja, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai “nuk është e mira e Kosovës”.
Në një deklarim, Zemaj tha se vendi po përballet me regres ekonomik, largim të të rinjve dhe rritje të çmimeve e inflacionit, duke shtuar se Kosovës i duhet një udhëheqës që di të menaxhojë dhe të zhvillojë vendin.




