Sindikata e RTK-së ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë financiare të transmetuesit publik, pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove përmes përmbarimit në rastin “Milioneri”.
Sipas sindikatës, situata rrezikon pagesën e rreth 680 punëtorëve dhe funksionimin normal të institucionit, ndërsa është kërkuar ndërhyrje urgjente nga Ministria e Financave për mbështetje ose huadhënie për mbulimin e pagave dhe shpenzimeve.
Punëtorët kërkojnë garanci se pagat nuk do të rrezikohen dhe paralajmërojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre përmes të gjitha mjeteve sindikale dhe institucionale.




