Policia e Kosovës ka njoftuar se kohëve të fundit ka trajtuar disa raste ku janë shfaqur postime në internet nga fëmijët për vetëlëndim me pasoja të rënda shëndetësore, por edhe postime që kanë të bëjnë me vetëvrasjen.
Falë edhe bashkëpunimit me qytetarë dhe institucionet relevante, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë fëmijët e rrezikuar dhe të sigurojë prezencën e tyre. Janë njoftuar prindërit dhe mekanizmat tjerë përgjegjës për trajtim të duhur të rasteve.
Njëkohësisht, me qëllim që të parandalohen rreziqet në internet që iu shfaqen fëmijëve, Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, posaçërisht prindërve, që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë bëjnë dhe postojnë në internet.





