Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të zhvillojnë një fushatë të respektueshme dhe gjithëpërfshirëse, pa gjuhë apo sjellje seksiste dhe mizogjene, përfshirë edhe në rrjetet sociale.
Në deklaratë theksohet se gratë duhet të marrin pjesë lirshëm, në mënyrë të sigurt dhe të barabartë në procesin politik.
BE-ja nënvizon se barazia gjinore dhe dinjiteti njerëzor janë vlera thelbësore për zgjedhje të drejta dhe demokratike.




