Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë informata që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.
Policia ka bërë thirrje që kushdo që posedon informacione lidhur me rastin të kontaktojë organet kompetente.




