Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është themeluar grupi punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet për krijimin e Xhandarmërisë në Kosovë.
Ai tha se kjo nismë synon forcimin e kontrollit kufitar, mbrojtjen e integritetit territorial dhe reagimin e shpejtë ndaj kërcënimeve të sigurisë në vend.
Sveçla theksoi se grupi tashmë ka nisur punën për analizimin e aspekteve ligjore, institucionale, organizative dhe financiare të këtij institucioni të ri.
Sipas tij, krijimi i Xhandarmërisë do t’i mundësojë Policia e Kosovës të fokusohet më shumë në detyrat e saj bazë si rendi publik dhe hetimi i krimeve, ndërsa detajet për numrin e pjesëtarëve do të përcaktohen në fazat e mëvonshme.




