Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën prej 26 futbollistësh për Kupën e Botës 2026, ku kampionët në fuqi synojnë mbrojtjen e titullit të fituar në Katar.
Në krye të skuadrës është Lionel Messi, i cili pritet të marrë pjesë në Botërorin e tij të gjashtë dhe të fundit në karrierë. Ai do të udhëheqë një ekip të përbërë nga lojtarë të klubeve të mëdha evropiane.
Argjentina pritet të nisë garën më 17 qershor ndaj Algjerisë, ndërsa në grup do të përballet edhe me Austrinë dhe Jordaninë.




