Administrata e Trump-it ka miratuar një shitje armësh prej 825 milionë dollarësh për Ukrainën, në të cilën përfshihen raketa me rreze të zgjatur dhe pajisje të tjera për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse.
Shitja u shpall në një kohë kur Rusia vazhdon të shtojë sulmet ndaj Ukrainës edhe pse presidenti Donald Trump u takua me liderin rus Vladimir Putin në Alaskë më herët këtë muaj për të shtyrë për një marrëveshje të negociuar mbi konfliktin trevjeçar.




