Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm një vendim të Gjykatës Supreme lidhur me tregun e lirë të energjisë dhe ka konstatuar shkelje të së drejtës për qasje në gjykatë.
Kushtetuesja vendosi që çështja të kthehet për rivendosje në Supreme, duke vlerësuar se nuk janë shqyrtuar pasojat reale të udhëzuesit për bizneset.
Rasti lidhet me kontestimin e Udhëzuesit për daljen në tregun e lirë të energjisë nga një biznes individual.




