Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar paraburgim prej një muaji ndaj të dyshuarit.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston rrezik që i pandehuri, nëse lihet në liri, mund të arratiset dhe të shmangë përgjegjësinë penale, si dhe të pengojë zhvillimin normal të procedurës.
Po ashtu, është vlerësuar se ekziston mundësia e ndikimit në dëshmitarë, si dhe rreziku për asgjësimin ose falsifikimin e provave.




