Komisioni Evropian ka njoftuar lirimin e më shumë se 16 miliardë eurove fonde për Hungarinë, me kusht që të ndërmerren reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është arritur një marrëveshje për një kornizë të fortë reformash që synon adresimin e problemeve të identifikuara në vend.
Ajo e bëri njoftimin gjatë një konference për media në Bruksel, pas takimit me përfaqësuesit hungarezë.
Sipas saj, reformat e nisura në Hungari shënojnë një “erë ndryshimi”, ndërsa theksoi se ato janë në interes të vendit dhe të Bashkimit Evropian.




