Google Maps ka nisur një bashkëpunim me platformën “Service95” dhe këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, për të sjellë udhëzues të personalizuar udhëtimi.
Si pjesë e këtij projekti, Dua Lipa po ndan përmes Google Maps një listë me vende të saj të preferuara në qytete të ndryshme të botës, përfshirë edhe Kosovën.
Në total janë publikuar 12 lista që përfshijnë rekomandime për destinacione, përvoja kulturore dhe gastronomike.
Në listat për Kosovën, këngëtarja ka përfshirë edhe Prishtinën, ku ndër vendet e rekomanduara janë Galeria Kombëtare e Arteve dhe Tregu i Gjelbër.
Bashkëpunimi synon të ofrojë një udhëzues personal të udhëtimeve për përdoruesit e platformës në mbarë botën.




