Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka akuzuar Qeverinë për krizë energjetike dhe mungesë investimesh në sektorin e energjisë.
Ai tha se qytetarët po përballen me reduktime të energjisë elektrike dhe se, sipas tij, gjatë viteve të fundit nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i ri prodhues.
Hamza prezantoi planin e PDK-së për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, përfshirë investime në termocentrale, energji të ripërtëritshme dhe projektin e gazit, si dhe modernizimin e rrjetit dhe interkoneksionit energjetik.
Ai shtoi se programi i PDK-së përfshin edhe investime në infrastrukturë rrugore, hekurudhore dhe digjitale.




