
Vazhdimi I 32-të I senacës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar.
Vetëvendosje prap tentoi në formimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë por PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatët e tyre e as nuk morën pjesë në votim.
Të pranishëm në sallë ishin 80 deputetë, 45 prej tyre votuan për, kundër një dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi i seancë Avni Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur vazhdimin e saj më 17 qershor,në orën 10:00.