Instituti Columbus ka publikuar një raport që tregon mungesa në mbrojtjen sociale dhe të drejtat në punë për pacientët me kancer në Kosovë.
Sipas raportit, pas 20 ditësh pushim mjekësor të kompensuar, pacientët mbeten pa mbështetje të garantuar financiare gjatë trajtimit afatgjatë.
Anketa me 132 pacientë dhe familjarë tregon kërkesë të lartë për pushim më të gjatë, mbështetje financiare dhe fleksibilitet në vendin e punës.
Raporti rekomandon reforma ligjore dhe krijimin e një skeme sigurimesh për sëmundje afatgjata./EO/




