Policia e Kosovës ka organizuar aktivitete të ndryshme në nivel vendi me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë realizuar vizita në lokacione të ndryshme, demonstrime nga njësitet e specializuara policore, si dhe programe kulturore me pjesëmarrjen e fëmijëve.
Në aktivitet morën pjesë edhe zyrtarë të lartë institucionalë, përfshirë Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe drejtues të Policisë së Kosovës.
Një nga aktivitetet u mbajt edhe në Spitalin Pediatrik në QKUK, ku fëmijëve iu shpërndanë dhurata simbolike.
Policia ka theksuar se këto aktivitete kanë për qëllim forcimin e ndjenjës së sigurisë dhe afërsisë me fëmijët, duke uruar 1 Qershorin për të gjithë fëmijët në Kosovë.





