Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka reaguar ndaj publikimeve të BIRN dhe KALLXO.com, duke i cilësuar ato si pretendime të pabazuara që, sipas tij, cenojnë integritetin e tij profesional.
Ai tha se bëhet fjalë për një çështje të trajtuar dhe të mbyllur nga institucionet kompetente, për shkak të mungesës së bazës ligjore për veprime të mëtejshme.
Gashi theksoi se riaktualizimi i kësaj teme në një periudhë kur është hapur konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, ngre dyshime se qëllimi nuk është informimi publik, por dëmtimi i reputacionit të tij.
Ai shtoi se raportimet e bazuara në interpretime të njëanshme nuk i shërbejnë transparencës dhe besimit publik, duke kërkuar raportim të drejtë dhe të bazuar në fakte të verifikuara.




