Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” tashmë gëzon njohje ndërkombëtare.
Në Paris, OEK është akredituar nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike për lëshimin e certifikatave me validitet global.
Sipas njoftimit, ky zhvillim pritet të fuqizojë eksportin kosovar dhe të rrisë besueshmërinë e produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare.




