Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privatë, Mehdi Reshani.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për sfidat praktike dhe juridike në ndërveprimin mes sistemit prokurorial dhe veprimtarisë përmbarimore.
Palët u pajtuan se koordinimi profesional dhe shkëmbimi i përvojave ndihmojnë në rritjen e efikasitetit institucional dhe forcimin e sundimit të ligjit.




