Kryetari i Komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas deklaratave për një incident me zëvendësministrin Hysni Mehani.
Në një postim në Facebook, Lushtaku e ka quajtur Sveçlën “dezertor të luftës”, duke thënë se ai nuk mund të flasë për burrëri.
Ai gjithashtu ka akuzuar Sveçlën për keqpërdorim të Policisë së Kosovës gjatë një ngjarjeje në Skenderaj, duke shtuar se deklaratat e tij janë politike.




