Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”, e cila paraqet materiale dhe dëshmi historike nga periudha e rezistencës shqiptare.
Drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Teuta Shala-Peli, tha se shtypi i fshehtë ka qenë mjet i rëndësishëm informimi dhe rezistence gjatë kohës kur liria e shprehjes ishte e ndaluar.
Edhe organizatorja Dorina Daiu theksoi se materialet e ekspozuara dëshmojnë guximin dhe sakrificën e veprimtarëve që kontribuan në ruajtjen e së vërtetës dhe identitetit kombëtar./EO/




