Shfaqja “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, me regji të Blerta Nezirajt dhe tekst të Jeton Nezirajt, do të shfaqet më 12 dhe 13 qershor në Teatrin Black Box në Oslo, në kuadër të festivalit prestigjioz Heddadagene. Në këtë produksion interpretojnë aktorët Arben Bajraktaraj, Ilire Vinca dhe Amernis Nokshiqi, së bashku me artistë nga Kosova dhe Afrika e Jugut.
Vepra trajton procesin e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë dhe Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut, duke sjellë në skenë tema të pajtimit dhe tejkalimit të konflikteve. Pas prezantimit në Afrikën e Jugut, shfaqja do të vazhdojë turneun evropian dhe pritet të shfaqet edhe në New York gjatë vitit 2027.




