Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se rreziku për Ebola në Kosovë mbetet shumë i ulët dhe nuk është raportuar asnjë rast i konfirmuar në vend.
Sipas IKSHPK-së, qytetarët që udhëtojnë drejt ose kthehen nga Republika Demokratike e Kongos dhe Uganda duhet të zbatojnë masa parandaluese dhe të monitorojnë gjendjen shëndetësore për 21 ditë.
Instituti thekson se Ebola nuk përhapet përmes ajrit dhe kërkon respektimin e higjienës dhe shmangien e kontaktit me persona apo materiale të infektuara.




