Ish-anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka deklaruar se partia e tij e ka mbështetur Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por ka shprehur dyshime për zbatimin e tij.
Ai e cilësoi themelimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor si një vendim elektoral të minutave të fundit, duke shtuar se ligji mund të zbatohet plotësisht vetëm nga PDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza.
Behrami tha gjithashtu se sektori i shëndetësisë në Kosovë po përballet me sfida të mëdha, duke përmendur mungesën e barnave dhe vështirësitë në trajtimin e pacientëve.




