Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar mbështetje për protestën e studentëve lidhur me kërkesat për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush, duke e cilësuar çdo cenim të saj si shkelje të të drejtave themelore.
Haradinaj shtoi se është në përkrahje të studentëve shqiptarë në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime, ndërsa protesta është paralajmëruar të mbahet nesër në orën 14:00 në Prishtinë.




