Në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca e kolegjit për shqyrtimin e ankesave në rastin ndaj Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të dënuar me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual dhe krime tjera gjatë luftës në Kosovë.
Seanca është mbyllur për publikun me vendim të trupit gjykues, me qëllim të mbrojtjes së identitetit të viktimës, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
Dy të akuzuarit ishin shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 korrik 2025, ndërsa gjykimi në shkallë të parë ishte mbajtur në mungesë të tyre.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, ata akuzohen për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999./EO/




