Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar zotimin e katërt të programit qeverisës, duke e fokusuar në arsim.
Ai tha se arsimi është investimi më i rëndësishëm për një shtet dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe social.
Hamza theksoi se sistemi arsimor përballet me sfida si cilësia e pabarabartë, mungesa e infrastrukturës dhe mos-përputhja me tregun e punës.
Sipas tij, PDK do ta trajtojë arsimin si prioritet, duke përfshirë digjitalizimin, forcimin e aftësive digjitale dhe modernizimin e arsimit profesional në bashkëpunim me bizneset.
Ai gjithashtu premtoi krijimin e një fondi bursash për studentët mbi 30 milionë euro.




