Në Pejë është mbajtur një takim koordinues ndërmjet Policisë së Kosovës, Brigadës së Zjarrfikësve, Qendrës Emergjente dhe Zyrës për Mbështetje dhe Shpëtim, së bashku me përfaqësues të bashkësive lokale dhe komiteteve për siguri publike.
Qëllimi i takimit ishte organizimi dhe fillimi i fushatës sensibilizuese për parandalimin e zjarreve fushore dhe malore, me fokus të veçantë në sezonin e verës.
Pjesëmarrësit u pajtuan që përmes aktiviteteve informuese dhe komunikimit me qytetarët të rritet vetëdija për rrezikun e zjarreve dhe të kontribuohet në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.




