Ushtarët e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it janë takuar me nxënësit e shkollës fillore “Shkolla e Ardhmërisë” në Gjilan, ku kanë ndarë përvojat e tyre arsimore dhe profesionale.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e udhëheqjes, zhvillimit të karrierës dhe rëndësinë e shërbimit publik.
KFOR theksoi se këto aktivitete synojnë forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal dhe mbështetjen e edukimit dhe zhvillimit të të rinjve në Kosovë.




