Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar pak para nisjes së seancës së Kuvendit se sot është koha që Nenad Rashiq nga Partia e Pavarur Liberale të zgjidhet si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.
Ai theksoi se e ka studiuar Kushtetutën e Kosovës dhe ka theksuar qartë se dy nënkryetarë duhet të jenë nga komunitetet – një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet jo serbe.




