Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 kanë votuar 38.97% e qytetarëve të regjistruar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ose 10,804 votues nga gjithsej 27,724.
Sipas KQZ-së, votimi po zhvillohet në 30 përfaqësi diplomatike në 18 shtete, me gjithsej 47 vendvotime në ambasada dhe konsullata.
Zëdhënësi Valmir Elezi tha se procesi është i kufizuar vetëm për votuesit e regjistruar paraprakisht në diasporë.




