Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka komentuar zgjedhjet në Kosovë duke ngritur dilema për ndikimin e tyre në situatën politike të vendit.
Në një postim në platformën “X”, Bildt ka pyetur nëse zgjedhjet e sotme mund të thyejnë ngërçin politik që, sipas tij, ka penguar progresin e Kosovës gjatë dy viteve të fundit.
Ai ka theksuar shqetësimin për bllokadën politike, duke lënë të hapur pyetjen për zhvillimet paszgjedhore dhe formimin e institucioneve të reja.




