Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit pritet të publikohen sonte rreth orës 22:00.
Sipas të dhënave të deritanishme, nga 489 vendvotime të procesuara nga gjithsej 2.498, në epërsi është Lëvizja Vetëvendosje me 49.83 për qind të votave.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.02 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 18.42 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri më tani ka marrë 8.88 për qind të votave.
Procesi i numërimit po vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa rezultatet preliminare do të përditësohen vazhdimisht nga KQZ-ja.




