Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje.
Ai flet për marrveshjet e Indisë me Pakistanin e gjithashtu edhe Kosovën e Serbinë.
Kur flet për Kosovës dhe Serbisë,Trump deklaron se, shtetet në fjalë po bërballonin me forcë një konflikt që ishtë gati të shpërthente në luftë, e cila gjatë mandatit të tij të parë u ndalua me marrëvëshje.

“Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe do të bëjnë një marrëveshje, ashtu siç i bëra të bënin India dhe Pakistani, në atë rast duke përdorur TREGTINË me Shtetet e Bashkuara për të sjellë arsye, kohezion dhe mendje të shëndoshë në bisedime me dy udhëheqës të shkëlqyer të cilët ishin në gjendje të merrnin shpejt një vendim dhe të NDALOJNË!
Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po e përballonin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË.” deklarojë Presidenti Trump.
Presidenti Trump tutje deklaron se midis Izraelit dhe Iranit ka paqe,pas ndërhyrjes së tij,të paktën për momentin mbetet kështu por siq thekson Trump do kemi paqe së shpejti.
“Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Unë bëj shumë, dhe nuk marr kurrë merita për asgjë, por kjo është në rregull, POPULLI e kupton. BËJENI LINDJEN E MESME TË MADHE PËRSËRI!” deklaroj Trump.




