Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është afër rikthimit te Fenerbahçe, me raportimet që thonë se marrëveshja mes palëve pritet të finalizohet së shpejti.
Klubi turk, pas ndryshimeve në drejtim, ka vendosur ta bëjë Muriqin një nga prioritetet e merkatos verore, duke u rikthyer te një lojtar që ka lënë përshtypje të mirë më herët.
Zyrtarizimi i transferimit pritet në ditët në vijim, nëse finalizohen detajet e fundit.




