Prokuroria e Specializuar në Hagë ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Në këtë grup përfshihen edhe ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Megjithatë, nga Gjykata Speciale nuk është konfirmuar nëse ata kanë votuar, duke theksuar se kjo është çështje private e të paraburgosurve.
Ndërkohë, në Kosovë është përmbyllur procesi i votimit dhe ka nisur numërimi i votave, ndërsa rezultatet preliminare tashmë janë bërë publike./EO/




