Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, prof. Faik Doda.
Haradinaj ka vlerësuar kontributin e tij gjatë luftës dhe pas saj, duke thënë se Doda ka qenë edukator i brezave të rinj me frymë atdhedashurie dhe më pas pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai theksoi se Doda ka vazhduar të kontribuojë edhe në periudhën e pasluftës në procesin e shtetndërtimit.
Në fund, Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur, duke e falënderuar për shërbimin ndaj atdheut.




