Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një aksion kundër një skeme mashtrimi kibernetik përmes SMS-ve të rreme në emër të bankave.
Janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar prova si telefona, SIM-karta, dokumente bankare dhe një veturë, ndërsa dy të tjerë janë në arrati.
Sipas hetimeve, të dyshuarit dërgonin mesazhe mashtruese me linke të rreme për të vjedhur të dhënat bankare të qytetarëve. Deri më tani janë identifikuar rreth 150 viktima, me dëme mbi 50 mijë euro, ndërsa hetimet po vazhdojnë.




