Në Prishtinë më 10 dhe 11 qershor do të mbahet një konferencë e madhe ndërkombëtare kushtuar drejtësisë tranzicionale dhe Gjykatës Speciale, me pjesëmarrjen e figurave të njohura nga fusha e drejtësisë, diplomacisë dhe mediave.
Në mesin e pjesëmarrësve janë Geoffrey Nice, Tim Judah, Daan Everts, Robert Bosch, Nevenka Tromp dhe të tjerë, të cilët do të diskutojnë për proceset gjyqësore dhe rolin e drejtësisë ndërkombëtare.
Në konferencë do të marrin pjesë edhe ish-zyrtarë dhe ekspertë rajonalë, ndërsa organizatorë janë “Liria ka emër” dhe KIPRED./EO/




