Nxënësit e shkollës “Asdreni” në Pejë zhvilluan një vizitë në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, ku u pritën nga komandanti i RC-W, kolonel Federico Mora.
Gjatë vizitës, ata morën pjesë në ceremoninë ndërkombëtare të ngritjes së flamurit në Camp Villaggio Italia në Pejë.
Më pas, të shoqëruar nga mësimdhënësit dhe personeli i KFOR-it, nxënësit vizituan ekspozitën e automjeteve dhe pajisjeve të përdorura në mbështetje të misionit.
Në fund të aktivitetit, nxënësve iu shpërndanë dhurata përkujtimore.






