Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit nga numërimi e votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Deri në orët e hershme të mëngjesit janë numëruar 55.16% e votave në nivel vendi. Sipas rezultateve aktuale, kandidatët që kryesojnë në katër partitë kryesore janë:
LVV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.
PDK: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku.
LDK: Vjosa Osmani-Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.
AAK: Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.




