Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që më 10 qershor të marrin pjesë në aktivitetet për 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që mbahen në Prizren nga ora 17:00.
Në njoftim, LVV ka kujtuar rëndësinë historike të Lidhjes si organizimi i parë politik mbarëshqiptar dhe simbol i unitetit kombëtar.




